18 April, 2023


DokuFest shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar/agjensi udhëtimi për rezervimin dhe blerjen e biletave të udhëtimit ajror ndërkombëtar (ardhje & vajtje) për mysafirët e festivalit të cilët do të udhëtojnë për në Kosovë në datat nga 04 – 12 Gusht 2023.

Mysafirët janë nga vendet e ndryshme të botës dhe nga kompanitë kërkojmë ofertat për rezervimin e biletave të aeroplanit, shërbim nga nje staf i caktuar për asistencë për një kohë prej 12 orë gjatë ditës, për shërbim dhe komunikim në lidhje me rezervimet, procesimet apo edhe anulimet.

Kushtet për ofertim janë që kompanitë të ofrojnë çmime të arsyeshme, përqindje të zbritjes dhe afat në pritje të pagesës.

Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për pjesemarrje ju lutem gjejini këtu. Ofertat duhen të dërgohen në email adresën [email protected].

Afati i fundit për aplikim është 08.05.2023.