08 April, 2022


DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe bashkëpunim në Evropë – OSBE Misioni në Kosovë, fton mësimdhënësit që ligjërojnë lëndët mësimore të fushave kurrikulare, gjuhët dhe komunikimi, artet, shoqëria dhe mjedisi si dhe jeta dhe puna, të shkallëve kurrikulare 5 dhe 6 (klasat X-XII), të aplikojnë për punëtorinë që do të mbahet prej 6 deri më 8 maj 2022.

Qëllimi i punëtorisë është fuqizimi i mësimdhënësve për ta realizuar procesin mësimor përmes mjeteve audiovizuele edukative dhe informimit medial. Punëtoria në veçanti do të fokusohet në përdorimin e filmit dokumentar në klasë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mësimit për të nxënë, zotësisë për vlerësimin dhe procedimin efektiv e të ndërgjegjshëm të informacionit, të nxënit elektronik dhe aftësisë për shfrytëzimin e teknologjive të epokës digjitale.

Modulet e punëtorisë do të përfshijnë ligjëratat për efektet pozitive dhe negative të mediave, metodat e vlerësimit kritik dhe kuptimit të mesazheve mediatike.

Mësimdhënësit inkurajohen që janë të gatshëm për bashkëpunim në adresimin e çështjeve ndërkurrikulare që përfshijnë edukimin për media, edukimin për shoqëri demokratike, edukimi për paqe dhe arsimin për zhvillim të qëndrueshëm.

Për më tepër, mësimdhënësit inkurajohen që të aplikojnë metoda të organizimit mësimor, të cilat kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Për shkak të numrit të limituar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikacionit.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 28 prill 2022 përmes formës në vijim: APLIKO KËTU

[SRB]

Poziv za podnošenje prijave

Misija OEBS-a na Kosovu, u saradnji sa DokuFest-om poziva nastavnike jezika i komunikacije, umetnosti, društva i životne sredine, i života i rada, nastavnog nivoa 5 i 6 (razredi X-XII), da učestvuju u radionici o upotrebi sredstava medijske pismenosti u razrednoj nastavi, koja će se održati od 6. do 8. maja 2022. godine.

Cilj radionice je unapređenje veštine nastavnika u realizaciji procesa učenja putem edukativnih audiovizuelnih sredstva i medijskog obrazovanja. Radionica će se usredsrediti na perspektivu celoživotnog učenja, sa posebnim akcentom na procenu verodostojnosti informacija, proveru činjenica, delotvorno i savesno korišćenje informacija, e-učenje i sposobnost korišćenja novih digitalnih tehnologija.

Moduli radionice obuhvataju predavanja o uticaju medija, metode kritičke ocene i razumevanje medijskih poruka.

Pozivaju se da se prijave nastavnici zainteresovani za rešavanje različitih pitanja medijske pismenosti iz nastavnog plana i programa i za predavanja koja obuhvataju demokratska društva, mir i održivi razvoj.

Štaviše, pozivaju se da se prijave i nastavnici koji primenjuju metode čiji je cilj razvoj samopouzdanja, preuzimanje inicijative, rešavanje problema i stimulisanje kreativnosti kod učenika.

Zbog ograničenog broja mesta nastavnici će se birati tako što će se ocenjivati njihove prijave.

Molimo vas da se prijavite do 28. aprila 2022. godine, koristeći ovaj obrazac: APLICIRAJ OVDE