20 July, 2022


Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për partneritetin tone në ARTISTIC DIFFERENCES, një seri mujore nga UnionDocs, e cila lë hapësirë ​​për ndarjen e opinoneve sfiduese rreth artit dokumentaristik, duke ftuar audiencë të larmishme dhe duke sjellur një platformë për dialog publik në disa prej festivaleve dhe hapësirave më entuziaste në mbarë botën.   

Seria ndahet në tre pjesë çdo muaj: PROGRAMI I FILMIT dhe një DIALOG, nikoqir i pare i së cilës është DokuFest-i, dhe online GRUPI STUDIMOR, i udhëhequr nga UnionDocs, së bashku me një grup të mendimtarësh dhe kritikësh.  

 Do të fillojmë me UNDER A ROOF, që përbëhet nga dy filma, atë të Besim Sahatçiut (117, Yugoslavia, 1976) dhe Manuela Serra (O Movimento das Coisas / The Movement of Things, Portugali, 1985). Grupi studimor do të përfshijë shkrimtarin Boris Buden, i cili do të ndajë dhe stimulojë një grup pyetjesh në një bisedë të strukturuar me pjesëmarrësit, për të sjell deri tek DIALOGU final me regjisoren Manuela Serra.   

E bashkëprogramuar me Cintia Gil, kjo përvojë kolektive shtron pyetjen se si mund të krijojmë një hapësirë ​​publike për të stimuluar bisedë dhe diskutim më të mirë rreth filmit dokumentar.  

MËSO MË SHUMË & REGJISTROHU KËTU.