15 August, 2021


Fituesit e edicionit të 20 -të, jubilar të DokuFest u shpallën të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur në kinemanë e hapur Lumbardhi në Prizren, në prani të personaliteteve të shumta, mysafirëve, jurisë, sponsorëve dhe partnerëve të festivalit.

106 filma, që përfaqësojnë 60 shtete konkuruan për çmime në 8 kategori garuese dhe u vlerësuan nga një grup jurish të cilët të gjithë përveç njërit udhëtuan për në Prizren. Një përzgjedhje prej 10 filmash konkuroi gjithashtu për Çmimin e Publikut.

Festivali 9-ditor shënoi rikthimin në formatin fizik me shfaqjen e 234 filmave në më shumë se 10 kinema, me punëtori, panele, debate, masterklasa, ekspozita dhe me një seri të performancave live nën brendin e rinovuar të muzikës, të quajtur SonicNights, me koncerte dhe shfaqje audio vizuale të atyre si Dhafer Youssef, Casare Dell’Anna & Opa Cupa, Timo Novotny, Mohammad Reza Mortaza etj., duke e kthyer edhe një herë qytetin e Prizrenit në një vend festimi të kinemasë, muzikës dhe artit.

Best Balkan Dox i’u dha Marija Zidar për filmin e saj Reconciliation. Çmime të tjera përfshin Best Int’l Feature and Short Dox, Human Rights and Green Dox, Best Short and Best National Film and Best Truth Dox. Përveç këtyre u nda edhe Çmimi i Publikut.

Lista e plotë e çmimeve, përfshirë deklaratat e jurisë më poshtë.

BALKAN DOX / DOKUMENTARËT E BALLKANIT

Filmi fitues

Reconciliation


DEKLARATË: Në filmbërjen e dokumentarëve, disa tema janë më të vështira dhe më të ndjeshme për tu qasur dhe për ti trajtuar se sa të tjerat. Në Reconciliation, Marija Zidar u përpoq dhe ia doli të shohë dhe pikturojë të gjithë pamjen e gjakmarrjes dhe përpjekjeve për pajtimin e familjeve, të dyja të rrënjosura në kodin antik fisnor në malet e izoluara të Shqipërisë Veriore. Perspektiva e saj është edhe e jashtme edhe e brendshme, trajtimi i temës nga ana e saj si dhe personazhet e përfshira janë tejet të ndjeshme dhe etike, kështu që subjektet funksionojnë si personazhet komplekse, dhe tejet të zhvilluara pa e humbur autenticitetin, dhe pa asnjë shenjë të vetme se po shfrytëzohen. Me tërheqjen pamore të maleve të bukura por të thepisura peizazhi shoqëror lidhet me atë natyror në një mënyrë të zgjuar e pa të meta, duke e bërë filmin Reconciliation film të lëmuar, të krijuar me zgjuarsi, bindës dhe imponues, të rëndësishëm në nivelin kinematografik po aq edhe tematik.

BALKAN NEWCOMER

Filmi fitues

Rampart


DEKLARATË: Regjisori Trajton me finesë e thellësi një film tematikisht shumë kompleks, duke ndërtuar një urë nga një botë e njohur në një të re. Një përzierje kulture, historie, politike dhe komentimi shoqëror, të gjitha të mbështjella në një botë që është sa tërheqëse aq edhe informative. Kjo bëhet përvojë që përpiqet të sfidojë marrëdhënien në mes të shikuesit dhe ekranit, duke menaxhuar distancën në vend të shkeljes së afërsisë, duke provokuar dialog në vend të konsumimit.

ÇMIMI SPECIAL I JURISË

TITULLI I FILMIT

Telenovela: Grey-Scale in Color


DEKLARATË: E gjithë botë është skenë, ka thënë dikur me krenari William Shakespeare. Filip Martinović në filmin e tij argumenton se bota e tij është më e afërt me atë të telenovelave. Serialet televizive të cilat ishin tepër të popullarizuara në Ballkan në fillim të këtij shekulli. Prandaj ai vë në skenë një telenovelë filmike që trajton jetën e tij! Baballarë të humbur, nëna të nevrikosura, gjyshe të zhgënjyera, dashuri të zbuluara rishtas – të gjithë përbërësit për një dramë të vërtetë (me një sens humori) janë këtu! Muchas felicidades señor Filip!

INTERNATIONAL DOX – FEATURE / GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË GJATË

Filmi fitues

We


DEKLARATË: Jemi impresionuar dhe prekur nga inteligjenca e këtij filmi, i cili lehtazi përhap një turne psiko-gjeografik të periferisë së një qyteti përmes skenave të mishëruara vëzhgimore që prekin në kriza të shumëfishta shoqërore, kontekste historike që shtrihen shekuj pas, dhe një qasje intime personale që rindërton një sens alternativ të kolektivitetit. Kritika e filmit të këtij projekti kombëtar multikulturor trajtohet me nuancë, gjallëri, dhe një vëmendje të mprehtë ndaj racës, fesë, klasës dhe statusit të migrimit. Struktura e tij eseistike dha një sens të vazhdueshëm zbulimi dhe na shkaktoi një gjendje të thellë dëgjimi. Çmimi për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar i Metrazhit të Gjatë i shkon filmit We të Alice Diop.

INTERNATIONAL DOX – SHORTS / GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTARË TË SHKURTËR

Filmi fitues

The Rifleman


DEKLARATË: Ky film arkivor respekton rëndësinë e burimeve të tij, duke injoruar rrëfimet e depolitizuara aktuale mediale për të gërmuar histori që kemi harruar. Kemi admiruar mënyrën se si ky film ndërthur tregimin për një institucion në tranzicion dhe tregimin e një individi që e vuri atë nën kontrollin e tij. Hulumtim i tij në lidhje me atë se si shtetet i mbrojnë kriminelët e tyre, lidhin mekanizmat e pushtetit për kontrollin e supremacisë së të bardhëve, dhe paraqitja e Tjetrit si i dhunshëm, na ka folur në mënyrë universale. Çmimi për Filmin më të Mirë të Shkurtër Dokumentar i shkon Sierra Pettengill për filmin The Rifleman.

HUMAN RIGHTS DOX / GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Filmi fitues

Our Memory Belongs to Us


DEKLARATË: Juria ka vendosur të vlerësojë një film që flet për relevancën e dokumentarit nga kujtesa personale dhe kolektive kur shënohet nga miratimi e kundërshtimit të dhunës shtetërore. Filmbërësit përdorin një qasje minimaliste për të vënë në skenë një ri-tregim të ngjarjeve që kulmoi jo vetëm fillimet e përmbysjes së madhe socialo-politike, do me thënë ngjarjet në mes të viteve 2011-2021 në Daraa, Siri, por edhe miqësitë dhe lidhjet emocionale që shpien në konfrontim dhe shpalosjen e një aparati shtetëror të dhunshëm dhe autoritativ. Nxitimit në të cilin është përgatitur filmi i jepet leja me urgjencën e incizimit dhe ruajtjes, nën një rrezik të madh, provë e solidaritet të jashtëzakonshëm shoqëror. Vozitja e kontrabanduar, që përmban pamje që shërbejnë si sfond i akteve të kujtesës ndaj të cilave bëhemi konfidencial, bëhet hapësirë e kujtesës kolektive duke ndërmjetësuar materialin e dukshëm të dëshmisë okulare në formë të videove dhe skenës performuese në të cilën tre aktivistë politik pretendojnë pronësinë e interpretimeve të tyre të së shkuarës. Përmes një shfaqjeje të vënë në skenë dhe rindërtimit të ngjarjeve, ritregimit dhe shfaqjes së kujtesës, ne jemi të ftuar të bëjmë pyetje për filmin dokumentar si një mjet kujtimi. Çmimi për Filmin më të Mirë Dokumentar për të Drejtat e Njeriut i shkon filmit Our Memory Belongs to Us nga Rami Farah dhe Signe Byrge Sørensen.

GREEN DOX / GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT

Filmi fitues

White on White


DEKLARATË: Me rastin e 20 vjetorit të DokuFest, juria e Green Dox ka kënaqësinë ta shpërblejë një dokumentar të xhiruar në kushte radikale me udhëheqjen e teknologjisë moderne. E vlerësojmë humorin absurd dhe sinqeritetin ekstrem që filmbërësi do ta durojë për të shfaqur fytyrën e vërtetë të ndryshimit klimatik. E shpërblejmë filmin White On White si fitues i çmimit Green Dox. Urime!

INTERNATIONAL SHORTS / GARA E FILMAVE TË SHKURTËR

Filmi fitues

The Criminals


DEKLARATË: Përmes një gjuhë shumë të fuqishme filmike, filmi i hedh dritë një çështjeje vendore shoqërore dhe politike duke na përkujtuar dhe paralajmëruar për panoptikonin. Juria i jep shpërblimin filmit The Criminals të Serhat Karaaslan.

NATIONAL / GARA KOMBËTARE

Filmi fitues

A Child


DEKLARATË: I realizuar në mënyrë të thjeshtë megjithatë emocionalisht i komplikuar, ky tregim universal i dashurisë, patriarkisë dhe mirëkuptimit, e përcjell rrëfimin e vet me elegancë dhe ndjeshmëri. Juria i jep shpërblimin filmit A Child të Bekim Gurit.

ÇMIMI SPECIAL I JURISË

Filmi fitues

Mardhë


DEKLARATË: Juria ka vendosur t’i jap Çmimin Special një filmi të Shkurtër Kombëtar i cili portretizon tragjedinë e luftës me kreativitet thjeshtësi përmes fuqisë së animacionit Çmimi i shkon filmit Mardhë.

Distribution Award / Çmimi i distribuimit

Vozitësi nga Valter Lucaj

Çmimi u nda nga Radiator Ip Sales

TRUTH DOX / E VËRTETA

Filmi fitues

Writing with Fire


DEKLARATË: Fituesi i sivjetmë i Çmimit Truth Dox / E vërteta ndjek tregimin e jashtëzakonshëm të krijimit dhe ngritjes së organizatës së parë të lajmeve themeluar nga gratë Dalit në Indi. Duke paraqitur qasje unike ndaj protagonistëve, ky film frymëzues thyen stereotipat për gratë dhe varfërinë dhe na jep një mësim për fuqizimin e grave. I filmuar bukur dhe i kuadruar me mjeshtëri, historia e tyre tregohet me një ndjenjë të freskët lirie. Gratë e reja e të guximshme të cilat i mësojnë njëra tjetrës profesionin e gazetarisë dhe produksionit të medias digjitale, po na japin edhe neve mësime të vlefshme për aktivizmin dhe partneritetin. Gazetaria për to është ushtrim ditor i demokracisë - shohim se si raportimi i tyre i guximshëm bën që ato të ndikojnë në jetët e njerëzve, sjellin raste me rëndësi përpara gjykatës, pavarësisht mosveprimit të policisë, kundërshtojnë propagandën e nacionalistëve Hindu dhe u sjellin komuniteteve drejtësi… Ëndrra e tyre për ngritjen e zërit të popullit duke kërkuar dinjitet dhe të drejta të barabarta për Dalit është pjesë e historisë së tyre të suksesit dhe ajo që e bën filmin WRITING WITH FIRE të përzgjedhurin tonë për këtë film.

ÇMIMI SPECIAL I JURISË

TITULLI I FILMIT

The Silence of the Mole


DEKLARATË: Na ka lënë shumë mbresa mjeshtëria dhe saktësia me të cilën regjisori i filmit tregon historinë pikëlluese të heroit të pashprehur, gazetarit Elías Barahona, i cili u infiltrua dhe përgjoi qeverinë më të rrezikshme dhe më shtypëse në historinë e Guatemalas. Secili takim, dëshmi dhe imazh i këtij filmi lidhet me mjeshtri të bukur dramaturgjike teksa një kapitull i rëndësishëm i historisë së vendit shpaloset në ekran. Poshtërimi dhe ambicia e madhe janë virtyte që ndajnë edhe regjisori edhe protagonistët dhe miqësia e tyre e sinqertë ndjehet kudo. Si filmi i parë i metrazhit të gjatë, THE SILENCE OF THE MOLE është arritje e lavdërueshme kinematografike me që përmbush një nga detyrat më të mëdha të filmbërësit – tu japë jetë tregimeve të rëndësishme pa marrë parasysh vdekjen dhe shtypjen.

PËRZGJEDHJA PËR BAFTA NGA DOKUFEST

Titulli i filmit

Some Kind of Intimacy