13 July, 2021


DokuFest ka kënaqësinë të njoftojë për përzgjedhjen nga seksioni View From The World, që përfshin trembëdhjetë filma favoritë festivalesh të kuruar me kujdes dhe fitues çmimesh, si Sundance, Berlinale dhe IDFA dhe duke premtuar një udhëtim të paharrueshëm për cilido që dorëzohet tek ata.

Këtu do të gjeni tregime nga Wuhani post-pandemik nga Shengze Zhu në A River Runs, Turns, Erases, Replaces, një Mikhael Gorbachev i plakur, por ende i kthjellët në filmin Gorbatchev. Heaven nga Vitaly Mansky, një Avi Mograbi po aq i kthjellët dhe shpesh ironik ndërsa vazhdon eksplorimin e tij të pushtimit nga Izraeli të Palestinës në The First 54 Years – An Abbreviated Manual for A Military Occupation, si dhe disa filma të vendosur në Irak, Siri dhe Iran, të tilla si Sabaya, Radiograph of a Family, Children of the Enemy dhe Notturno, filmat e fundit nga i madhi Gianfranco Rosi.

Do të ketë poashtu, filma për mësues dhe kryetarë komune të pazakontë, filmime udhëtimesh të hershme dhe skuadra japoneze të volejbollit të grave, filma për një mendimtar dhe sufragist të majtë si dhe për një aktor dhe komedian të famshëm në filmat me tituj; The Grocer’s Son, Mayor, Village dhe World nga Claire Simon, Mr. Bachmann and His Class nga Maria Speth, Terra Femme nga Courtney Stephens, The Witches of Orient nga Julien Faraut, Her Socialist Smile nga John Gianvito dhe Belushi nga R.J. Cutler.

Një kënaqësi për çdo adhurues të kinemasë!