16 July, 2024
DokuFest ka kënaqësinë të prezantojë përzgjedhjen e filmave per seksionin e tij të vlersuar, View From the World.
Disa nga filmat dokumentarë më të bukur dhe më të guximshëm të vitit janë ndër 10 të përzgjedhura, e që vinë si dëshmi e vitalitetit të zhanrit si dhe angazhimit të jashtëzakonshëm politik të shumë prej filmbërësëve të paraqitur.
Aty do të gjeni filma si No Other Land, Soundtrack to a Coup D’Etat dhe Direct Action, një trio filmash me tema politike dhe aktuale, si dhe dy filma që vijnë drejtpërdrejt nga premiera e tyre botërore në Cannes Film Festival, filmi Lula për jetën dhe sprovat e presidentit të Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva nga Oliver Stone dhe The Falling Sky, një tjetër film i mrekullueshëm brazilian nga Eryk Rocha dhe Gabriela Carneiro da Cunha për komunitetin indigjen të Watorikɨ.
Obscure Night - Goodbye Here, Anywhere nga Sylvain George, i cili edhe do të mbajë një ligjeratë në festival, vazhdon rendin e filmave politik në lidhje me emigrantët afrikanë të ngujuar në enklavën spanjolle të Melilla në Moroko, përmes një chiaroscuro të bukur bardh dhe zi.
Përmbylljen e përzgjedhjes e bëjnë disa filma, si Hollywoodgate, për Talibanët dhe tranformimin e tyre në një forcë ushtarake pas tërheqjes së forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani, Copa 71, një film i dedikuar për Kupën Botërore të Femrave në futboll për të cilën askush nuk ka dëgjuar, Life and Other Problems, meditim i Max Kestner në lidhje me disa pyetje ekzistenciale dhe I’m Not Everything I Want To Be, portreti poetik dhe thellësisht prekës i fotografes çeke Libuše Jarcovjáková.
Shihni listën e plotë të filmave dhe përshkrimin e tyre në këtë link.