19 July, 2022


DokuFest ka kënaqësinë të prezantojë një përzgjedhje të filmave për programin special, View From the World. Gjithsej 15 filma janë përzgjedhur, mes tyre disa nga veprat më të bukura dhe më të guximshme nonfiction të këtij viti, duke përfshirë debutimin e jashtëzakonshëm të Sara Dosa, Fire of Love për dy vullkanologë dhe dashurinë e tyre, si për vullkanet ashtu edhe për njëri-tjetrin, derisa arrijnë fundin e tyre tragjik.

Të freskët nga festivali i Cannes janë dy filma të jashtëzakonshëm për mbijetesën, How to Save a Dead Friend dhe Mariupolis 2.

I filmuar gjatë 12 viteve, How to Save a Dead Friend është një thirrje personale nga zemra dhe një mesazh nga një brez i heshtur, ndërsa në Mariupolis 2 shohim një kronikë të të mbijetuarve të Mariupolit, që kërkojnë strehim nga tmerret e luftës dhe mes rrënojave që u kthyen në një testament të fundit të të ndjerit Mantas Kvedaravičius, i cili u vra nga forcat ruse ndërsa përpiqej të largohej nga qyteti i rrethuar.

Një tjetër film i jashtëzakonshëm për mbijetesën është Navalny, për politikanin e famshëm rus të opozitës Alexei Navalny, pas helmimit dhe kthimit të tij në Rusi.

Pas premierës botërore në Tribeca vjen Story of Bones, tregon për mbetjet e qindra afrikanëve, më parë të skllavëruar që janë zbuluar në ishullin e largët të Shën Helenës.

Disa filma të tjerë të shquar përfshijnë rikthimin në DokuFest të disa prej kineastëve tanë të preferuar, si; Yuri Ancarani me Atlantide, Travis dhe Eris Wilkerson me Nuclear Family, Michelangelo Frammartino me Il Buco, Tin Dirdamal me Dark Light Voyage, Aliona van der Horst me Turn Your Body to the Sun dhe Ruth Beckermann me Mutzenbacher.

Përfundimi i përzgjedhjes janë tre filma të jashtëzakonshëm, Kash Kash - Without Feathers We Can't Live nga Lea Najjar, Republic of Silence nga Diana el Jeiroudi dhe The Plains nga David Easteal.

Më shumë detaje dhe listën e plotë të filmave mund ta gjeni në këtë LINK.