14 February, 2023


Në përpjekjen tonë për të zgjeruar metodat e mësimdhënies në shkollat në Kosovë, DokuFest fton mësimdhënësit e interesuar të marrin pjesë në punëtoritë trajnuese mbi përdorimin e mjeteve audio-vizuele në kurrikulën e tyre mësimore.

Punëtoritë drejtohen nga mësimdhënës të cilët kanë ndjekur punëtoritë e mëparshme dhe kanë përdorur mjetetet audio-vizuele me sukses për nxënësit  e tyre, së bashku me stafin e DokuFest.

Kush mund të aplikoj?

Mësuesit e kurseve të Gjuhëve dhe Komunikimit, Arteve, Shoqërisë dhe Mjedisit dhe Edukatës Qytetare, nivelet 5 dhe 6 (klasat X-XII). 

Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Kohëzgjatja e punëtorive dhe vendndodhja:

Punëtoritë janë aktivitete njëditore dhe mbahen në Prizren, në datën 11 mars si dhe me 18 mars.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 5 mars 2023.

FORMA E APLIKIMIT