26 December, 2019


DokuFest është duke zgjeruar stafin dhe në këtë proces, hap thirrje për këto vende pune në organizatë:

Koordinator/e Projekti:

Jemi duke kërkuar individë me aftësi të shkëlqyeshme komunikimi që kanë eksperiencë pune në zhvillim dhe implementim të programeve si dhe shkathtësi të dëshmuara analitike.

Aplikantët duhen të dëshmojnë për përvojën e punës dhe shkathtësitë në planifikim dhe menaxhim të projekteve. Të gjithë aplikantët duhet të shprehin gatishmërinë për të punuar në një ekip të diversifikuar profesionistësh të fushave të ndryshme dhe të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në gjuhën Angleze.

Njohja e gjuhëve tjera lokale është e preferuar por nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtar.

Të gjithë kandidatët duhet të posedojnë aftësi të mira ndërpersonale dhe të jenë fleksibil për të kryer edhe detyra tjera që ndërlidhen me programet e DokuFest.
Jemi duke kërkuar një Asistent për Media që të sigurojë mbështetje zhvillimit të departamentit të Medias që do të shërbejë si urë lidhëse e DokuFest me Mediat lokale dhe ndërkombëtare.

Media Asistent/e:

Aplikantët duhet të posedojnë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, të jenë të organizuar, me shkathësi shumë të mira për të bërë hulumtime dhe të jenë të përqëndruar në detaje të vogla.

Përgjegjësitë përfshijnë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media, konsolodimin dhe publikimin e materialeve të prodhuara nga DokuFest, si dhe aftësinë për të komunikuar aktivitetet në të gjitha platformat e komunikimit të organizatës.
Jemi duke kërkuar një Praktikant, që do të jetë pjesë e Departamentit të financave. Aplikantët duhet të posedojnë aftësi të mira ndërpersonale, të jenë fleksibil, të kenë njohuri të programeve kompjuterike financiare dhe të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse doni të punoni në DokuFest” dhe CV-në e detajuar, në adresën elektronike <[email protected]> ku si titull e-maili cekni pozitën për të cilën aplikoni.

Praktikant/e:

SI TË APLIKONI?

Gjithahtu, inkurajojmë të gjithë vullnetarët e DokuFestit të aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është: 20.01.2020.