29 April, 2025
DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale të titrimit, përkthimit/përshtatjes, dhe lektorimit për filmat pjesëmarrës në edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër - DokuFest, që do të mbahet nga 01 deri më 09 Gusht 2025 në Prizren.
Kompanitë e interesuara ftohen të dërgojnë ofertat e tyre financiare, të shoqëruara me dokumentacionin në vijim:
• Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
• Portfolion e punës ekzistuese
• Çmimin për orë filmike
Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë:
1. Cilësia e portfolios dhe përvoja relevante;
2. Oferta financiare – çmimi më i favorshëm;
Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel.: 049 150 800.
🔹 Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 16.05.2025
🔹 Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]