29 April, 2025
DokuFest shpall thirrje për kompani që ofrojnë shërbime profesionale për shtypjen e materialeve per edicionin e XXIV të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest, që do të mbahet nga 01 deri më 09 gusht 2025 në Prizren.
Kompanitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre për shtypjen e materialeve sipas specifikave të mëposhtme :
SPECIFIKAT E MATERIALEVE TË SHTYPURA:
Katallog – Opsioni 1 – sasia 350
Formati: 160 x 160 mm
Kopertina: 300 gr – shtypi CMYK
Letra brenda: 90-100 gr mat – shtypi CMYK
Numri i faqeve: 280 – 320
Katallog – Opsioni 2 – sasia 350
Formati: 160 x 160 mm
Kopertina: 300 gr – shtypi CMYK
Letra brenda: 90-100 gr mat – shtypi Duotone
Numri i faqeve: 280 – 320
Programi – sasia 3000
Formati: A5
Letra: 100 – 115 gr mat – shtypi CMYK
Numri i faqeve: 80 – 88
Posteri – sasia 4 lloje x 50 copë
Formati: B2 (500x700mm)
Letra: Konzdrukt 180-200 gr
Shtypi: CMYK
Afati për përfundimin e shtypit:
• Brenda 7 ditëve nga pranimi i materialeve nga DokuFest.
Dokumentacioni i kërkuar:
1. Kopje e certifikatës së regjistrimit të kompanisë dhe dokumenteve të tjera të legjitimimit
2. Oferta financiare e detajuar ( cmimi për njësi dhe totali )
Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë:
1. Cilësia e portfolios dhe përvoja relevante;
2. Çmimi i ofertuar;
3. Përputhshmëria ofertës me kërkesën
Vetëm ofertat e kompletuara dhe të dërguara brenda afatit do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë ose sqarim, ju lutem kontaktoni në [email protected] apo ne numrin e tel : 049 150 800
🔹 Afati i fundit për dorëzim të ofertave: 16.05.2025
🔹 Adresa e dorëzimit të ofertës: [email protected]