12 July, 2022


"The European Film Academy’s Short Films on Tour" rikthehet në DokuFest, me një përzgjedhje prej 10 filmash të shkurtër që janë nominuar për Çmimet e 34-ta të European Film Awards. Si rezultat i një bashkëpunimi të gjatë midis European Film Academy dhe DokuFest, ky është viti i 10-të i vitrinës së filmave më të mirë të shkurtër Evropian që vjen në mes të një vlerësimi për DokuFest, nga Akademia, si një festival nominues për filmin më të mirë të shkurtër, Evropian, si dhe dokumentarin më të mirë të kategorise së gjatë, Evropian.

Lista e plotë e filmave:

ARMADILLA, SERBIA

Gorana Jovanović

2020
Sanja është një vajza e vështirë 13 vjeçare të cilës nuk i pëlqen t’i shfaq emocionet e saj para askujt, më së paku para simpatisë së saj Darkos, por kur fillon të dyshojë se diçka i ka ndodhur qenit të saj problematik por të dashur Krle, do të bëhet edhe më e vështirë që t’i kontrollojë ndjenjat.

DISPLACED (PA VEND), KOSOVO

Samir Karahoda

2021

Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

EASTER EGGS, BELGIUM/FRANCE/NETHERLANDS

Nicolas Keppens

2021 

Restoranti kinez është i zbrazët. Kafazet e zogjve ekzotik qëndrojnë me derën hapur. Dy shokë, Jason dhe Kevin e shohin këtë si mundësi t’i kapin dhe ti shesin ata. T’i zësh zogjtë nuk është aq e lehtë sa duket.

FALL OF THE IBIS KING, IRELAND

Josh O’Caoimh, Mikai Geronimo

2021

Antagonisti i një opere të pazakontë bëhet gjithnjë e më i pavendosur, i pasuar nga kthimi i pagjasë i ish aktorit kryesor.

IN FLOW OF WORDS, NETHERLANDS

Eliane Esther Bots

2021

In Flow of Words ndjek rrëfimet e tre përkthyesve të Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të ish Jugosllavisë. Ata kanë përkthyer dëshmi tronditëse nga dëshmitarë, viktima dhe kriminelë, pa lejuar kurrë të jenë të pranishme emocionet, ndjenjat dhe historitë e tyre personale. Ndryshe nga pozita e tyre në tribunal, ky film i vë zërat dhe përvojën e tyre në qendër të vëmendjes.

MAALBEEK, FRANCE

Ismaël Joffroy Chandoutis

2020
E mbijetuar por me amnezi nga sulmi në stacionin e metrosë në Maalbeek më 22 mars 2016 në Bruksel, Sabine po kërkon imazhet e humbura të një ngjarje të tej-mediatizuar nga e cila nuk ka asnjë kujtim.

MEMORIES (MINNEN), Sweden

Kristin Johannessen

2020

Vite të tëra pas shërimit nga sëmundja e saj në mendime iluzive dhe OCD, Kristin Johannessen i gjen kamerat e saj të vjetra digjitale derisa po pastronte dhomën e fëmijërisë. Ajo jetonte atje gjatë sëmundjes së saj dhe incizonte film për orë të tëra gjatë ditës, kur kontrollonte jetesën e saj (për shembull për tu siguruar që dera është mbyllur). Këta filma nuk ishin menduar të ishin dokumentim, ata vetëm kanë shërbyer si heqje e merakut për mendimet e saj. Ditën pas filmimit, gjithçka do të fshihej – për të krijuar hapësirë për filmat e rinj. Por, ajo zbuloi që ca filma akoma kanë mbetur në kamerat digjitale të sapo gjetura dhe këto klipe filmike autentike e përbëjnë bazën e filmit të shkurtër MEMORIES.

MISSION HEBRON (HAMESIMA HEVRON), ISRAEL

Rona Segal

2020
Në Izrael, ushtarët rekrutohen në moshën 18 vjeçare. Disa muaj më vonë, ata tashmë janë përgjegjës për jetën civile palestineze, në pothuajse çdo aspekt. Misionet e tyre mund të përfshijnë futjen në shtëpi familjare, detyrimin e mbylljes, apo arrestimin e fëmijëve. Gjashtë ish ushtarë përballen me kamerën, dhe kujtojnë shërbimin e tyre të kohëve të fundit. Përfshirë pamje të rralla celulari, të kapura nga dëshmitarët lokal, MISSION: HEBRON ofron udhëzues të palëkundur për në qytetin më të trazuar në Bregn Perëndimor.

MY UNCLE TUDOR (NANU TUDOR), BELGIUM/PORTUGAL/HUNGARY/MOLDOVA

Olga Lucovnicova

2021

Pas 20 vitesh heshtje, regjisorja udhëton prapa në shtëpinë e stërgjyshërve, ku ka kaluar ngjarje të dhimbshme që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e saj përgjithmonë. Grumbullimi i shumëpritur familjar i kundërvihet përpjekjeve të saj për ta tejkaluar të shkuarën.

THE NEWS, ALBANIA/SPAIN

Lorin Terezi

2020

Një nuse e re e ngarkuar me porosi të parëndësishme për familjen e burrit derisa burri i saj është në Greqi, pengohet nga trupi i pajetë i një gruaje derisa po merrte ujë nga burimi. Të shtyrë në atë anë të dy familjarët e burrit vazhdojnë të flasin për lajmet lokale duke gënjyer për gjetjen e trupit dhe duke u argëtuar në vëmendjen që po merrnin. Pason një betejë në mes të fshatarëve për tu paraqitur në lajme, ndërsa krimi i vërtetë lihet në hije. E shohim nusen e re duke lakmuar kapësen e flokëve të viktimës