22 October, 2021


Tashmë është vjeshtë dhe ne jemi gati të hapim kinemanë tonë. Një program drithërues filmash do t’u ofrohet falas të gjithë kino-dashësve.

Programi do të fillojë në orën 19:00 dhe do të mbahet nën udhëzimet e institucioneve shëndetësore me maksimumin e njerëzve që mund të jenë në vende publike, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe distancimin.

26.10 - E Marte, ora 19:00

‘I am Greta’

Programi fillon të martën, më 26 tetor në orën 19:00 me I AM GRETA nga Nathan Grossman, i cili përcjell aktivisten adoleshente të klimës Greta Thunberg në kryqëzatën e saj ndërkombëtare për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë shkencëtarët për problemet mjedisore të botës.

Programi i kinemasë së të martës gjatë tetorit/nëntorit do të fokusohet në filmat që mund të frymëzojnë Aksionin Klimatik.

KOSOVAFILM: FRAGMENTE

Fondacioni Lumbardhi shfaqë fragmente nga prodhimet e Kosovafilmit në Dokukino!

Çdo mbrëmje mes 27 dhe 31 tetor, duke filluar nga ora 18:00 kult filmat e prodhuar nga Kosovafilmi prezantohen nga Fondacioni Lumbardhi në Dokukino.

Kosovafilmi është kompani e prodhimit, shpërndarjes dhe shfaqjes së filmit e cila është themeluar në vitin 1969. Së bashku me RTP-në (Radio Televizioni i Prishtinës), kompania kishte një rol të madh në zhvillimin e kulturës kinematografike në Kosovë. Ajo prodhoi më shumë se 35 filma, përfshirë filma fiksion, dokumentarë dhe animacione. Kosovafilmi gjithashtu ka importuar dhe shpërndarë më shumë se 200 filma, kryesisht nga Evropa dhe SHBA. Sidoqoftë, vitalizimi i prodhimit të filmit në Kosovë përkoi me fillimin e një represioni politik kundër vendit në fillim të viteve 1980 në Jugosllavi.

Kosovafilm: Fragmente do të shfaqë 5 filma nga ato vite përçarëse, përfshirë filma nga regjisorët e njohur si Isa Qosja, Besim Sahatçiu dhe të tjerë. Pos vlerave estetike nga njëra anë, përmes metaforave të tyre kinematografike, enigmave, mistereve dhe tensioneve filmat paraqesin një vështrim të ekzistencës kontradiktore të një vendi.

Lista e filmave dhe regjisorëve, sipas rendit të paraqitjes:

Programi JAVA 1

Programit i filmit KOSOVAFILM: FRAGMENTE

27.10 – E Mërkure, ora 18:00

‘Era dhe Lisi’ (1979)

Besim Sahatçiu

Programit i filmit KOSOVAFILM: FRAGMENTE

28.10 – E Enjte, ora 18:00

‘Gjurmë të bardha’ (1980)

Ekrem Kryeziu


Programit i filmit KOSOVAFILM: FRAGMENTE

29.10 – E Premte, ora 18:00

‘Lepuri me pesë këmbë’ (1982)

Ismail Ymeri

20:00 shfaqja e filmave te NEO School 1 në Kino ARMATA dhe shfaqja e filmave do të pasohet me diskutim nga pjesëmarrësit.

Programit i filmit KOSOVAFILM: FRAGMENTE

30.10 – E Shtune ora 18:00

‘Njeriu prej Dheu’ (1984)

Agim Sopi

Programit i filmit KOSOVAFILM: FRAGMENTE

31.10 – E Diel ora 18:00

‘Proka’ (1984)

Isa Qosja

Filmi ‘Proka’ do të shoqërohet me një bisedë drejtpërdrejtë me regjisorin Isa Qosja.

Të gjitha filmat do të ofrohen falas!


Realizimi i programit është mundësuar nga Raiffeisen Bank, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Komuna e Prizrenit dhe KTV.