07 December, 2022


DokuFest ka kënaqësinë të ftojë shikuesit për transmetimin e drejtpërdrejtë të edicionit të 35-të të ceremonisë së Çmimeve Evropiane të Filmit(European Film Awards), që do të zhvillohet më 10 dhjetor, duke filluar nga ora 19:45 CET, këtë vit në Reykjavik, Islandë. Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë do të shfaqet në webfaqen e DokuFest që është bërë e mundur falë bashkëpunimit të vazhdueshëm mes DokuFest dhe Akademisë Evropiane të Filmit (European Film Academy).

Ceremonia nderon arritjet e kinemasë evropiane në 24 kategori dhe mirëpret mysafirë specialë dhe përfaqësues të Akademisë Evropiane të Filmit, si Presidentja aktuale Agnieszka Holland, kryetari Mike Downey dhe anëtarët e bordit si Nina Hoss, Baltasar Kormakur e shumë të tjerë.
Kategoritë e ndryshme do të prezantohen nga talente me famë ndërkombëtare.

Në garë për Çmimet e Filmit Evropian, janë disa nga filmat që mund të keni parë në DokuFest këtë vit. Shifni ato në fletën e votimit më poshtë: