14 July, 2021


Një përzgjedhje filmash nga kineastë gra dhe për gra, shumica e tyre të xhiruara tani dhe disa të tjera të xhiruara njëqind vjet më parë. Duke eksploruar rolin gjinor, dhunën në familje, shtypjen e grave në botën arabe dhe diskriminime tjera të bazuar vetëm në gjininë e tyre, na ofrohet një vështrim magjepsës në punën e disa prej artisteve më trime dhe më të guximshme që operojnë sot.