18 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 2

I kujt është flamuri? nga Baris Karamuço

I kujt është flamuri? (Whose flag is it?) from DokuFest on Vimeo.

Xhiruar në dimrin e ftohtë, kjo sekuencë provokative dhe interesante nga regjisori Karamuco, merr përsipër të sjell në ekran debatin e vazhdueshëm mbi flamurin kosovar. Filmi ndërthurr mrekullisht një orë mësimore në një kopsht ku fëmijët dëgjojnë syhapur shpjegimin mbi flamurin nga mësuesja e tyre.

Viti i Prodhimit: 2012
Gjatësia: 14 min.

Prodhuar përmes “Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut - Tregime nga margjinat e Kosovës” një projekt që mbështet krijuesit e filmave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.