17 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 1

MUR nga Nikola Polić

MUR / ZID / THE WALL from DokuFest on Vimeo.

Në fshatin Kosovar Rubovcë, njëzet kilometra nga kryeqyteti Prishtina, një mur i ndërtuar dy dekada më parë në një shkollë të vogël fillore ende ndan nxënësit e rinj shqiptarë dhe serbë. Regjisori nëntëmbëdhjetë vjeçar Polić dhe kameramani Luma e dokumentuan këtë situatë duke krijuar një atmosferë intensive, me humor dhe elegante.

Viti i Prodhimit: 2012
Gjatësia: 25 min.

Prodhuar përmes “Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut - Tregime nga margjinat e Kosovës” një projekt që mbështet krijuesit e filmave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.