20 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 4

Z’DEN SEVSKI SUNET nga Haris Fazlji

Z’DEN SEVSKI SUNET from DokuFest on Vimeo.

Rrëfim nga synetia e një djaloshi boshnjak nga synetia e fundit të fshatit Nebregoshtë. Një traditë e madhe dhe unike e një komuniteti të vogël që jeton në rajonin e Maleve të Sharrit në Kosovë, traditë që është duke u shuar.

Viti i Prodhimit: 2017
Gjatësia: 7 min.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.