Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 5

BAJRAKO nga Benjamin Menekshe

BAJRAKO from DokuFest on Vimeo.

Viti i prodhimit: 2018
Gjatësia: 9 min.

Titrat shqip aktivizohen duke klikuar butonin CC.

Bajrako është një festë që simbolizon lumturinë, e që kremtohet me shumë krenari nga komuniteti Rom.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.