23 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 7

FMI I HANËS nga Ajshe Gashi dhe Diellza Bylygbashi

FMI I HANËS from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2018
Gjatësia: 8 min.

Gjatë krijimi tetë mujor të Zgjimit ai u vizitua nga një shok mikroskopik. Ky shok, u bë shoku i tij më i mirë dhe Zgjimi vendosi ta marrë në jetë. Ky shok i jetës quhet ekstra kromozom. Në shenjë të mirënjohjes ky ‘mik’ i dha Zgjimit fytyrën dhe buzëqeshjen më të bukur në botë.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.