09 May, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 54

VAJZË E RE, SHPIRT I VJETËR nga Vesë Krasniqi dhe Arta Berisha

Vajzë e Re, Shpirt i Vjetër nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2014

Gjatësia: 5 min.

Historia bazohet në jetën e një shoqeje, e cila jo çuditërisht nuk ndihet rehat për të shfaqur fytyrën e saj në dokumentar. Me anë të skenave kemi provuar ta shfaqim jetën dhe forcën e saj, por pa fjalë.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.