May 7, 2020
Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.
Filmi i ditës 52
BABAI nga Blend Osmani
Viti i Prodhimit: 2014
Gjatësia: 4 min.
Ky film ka për temë dhunën në familje. Një djalosh tregon për dhunën që e ka përjetuar dhe që ende vazhdon të ndodhë në familjen e tij, pasi babai ushtron dhune fizike ndaj nënës së tij.
Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.