May 5, 2020
Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.
Filmi i ditës 50
ËSHTË I KULTURËS nga Ariadna Pastor Sanegre, Fabrizio Acampora dhe Vanessa del Campo
Është i KulturësËshtë i Kulturës nga DokuFest në Vimeo.
Viti i Prodhimit: 2016
Gjatësia: 5 min.
Përmes fotografive, ky dokumentar i shkurtër shfaq historinë e Kino Lumbardhit, ndërlidhur me njerëzit dhe qytetin e Prizrenit si dhe historinë e tentativave që kinemaja të shndërrohej në diçka tjetër. Ky nuk është tregim për një vend por për një betejë. Kino Lumbardhi i përket kulturës.
Prodhuar përmes një programi bashkëpunues të bashkëthemeluar nga programi Erasmus + (Komisioni Europian) dhe Conseil Régional PACA në bashkëpunim me Pistes Solidaires Méditerranée
Shënim: Filmi përmban skena eksplicite.