29 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 44

KY FILM EPSHON PËR INTERPRETIME nga Vernon Shukriu

Ky Film Epshon për Interpretime nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2013

Gjatësia: 7 min.

Mendja e njeriut ka një imperativ: të ushqehet me hovin e të qenit i shokuar. Në kufijtë e konfliktit mes njeriut dhe (pa)vetëdijes së tij, prodhohen këto tronditje. Është ajo kohë e mbrëmjes përsëri. Qenia subjektive zvarritet në botën e pamëshirshme të logjikës.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy – NED dhe implementuar nga DokuFest.