27 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 42

BLINERA N’RRJET nga Laberion Nitaj

Blinera n’Rrjet nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2019

Gjatësia: 8 min.

Blinera, një 17 vjeçare tregon peripercitë e saj të përditshme të postimit në Instagram. Ky rrjet magjik ka filluar të bëhet sfidues për të.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy - NED dhe implementuar nga DokuFest.