24 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 39

ERGYS nga Rina Celina

Ergys nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2015

Gjatësia: 5 min.

Në këtë dokumentar përjetojmë shpirtin fëmijëror të një djaloshi të quajtur Ergys, i cili është një lypës nga Shqipëria por që tash e një kohë jeton në Prizren. Gjithçka që ai ka tani janë: vëllai i tij i madh, shoqëria e re, shokët e shoqet, të cilët jo gjithmonë janë të mirë me të dhe atë shpresën e vogël e cila e mban gjallë. Ditët e tij duken gati gjithmonë njësoj. Por ajo që i mungon atij janë prindërit e tij. Pavarësisht të gjithave ai sërish e ka shpirtin e një fëmie sikur se të gjithë moshatarët e tij dhe mundohet të gjejë kënaqësi në gjithçka dhe çdo moment.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.