23 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 38

EM(USIC)OTION nga Egzona Berisha, Era Mahmutxhiku, Miranda Mehmeti & Denis Bunjaku

Em(usic)otion nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2014

Gjatësia: 6 min.

Dy shoqe bëjnë një bisedë të përditshme ku theksojnë ndikimin e madh që ka pasur muzika në krijimin e kujtimeve të shoqërisë së tyre.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.