22 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 37

TYMI nga Gorana Jovanović

Tymi nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2015

Gjatësia: 10 min.

Një shtëpi u dogj gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, por tymi mbetet.

Prodhuar përmes “Human Rights Factory – Stories We Tell”, një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndër-etnike përmes rrëfimeve vizuele të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.