20 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 35

MENDIMET nga Solida Neziri

Mendimet nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2019

Gjatësia: 10 min.

Dokumentari zhvillohet rreth një djali të ri me një mentalitet të izoluar edhe pse ai është rritur dhe jeton në një mjedis të shëndetshëm dhe jo racist. Jeta e tij e përditshme nuk është ndryshe prej një djali mesatar shqiptar por është mentaliteti i tij që i jep atij titullin “Dele e Zezë”.

Prodhuar përmes ‘Filmi dhe Mediat Faktike’ nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).