18 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 33

NJË DITË ME FAT nga Dija Krasniqi & Husamedin Luma

NJË DITË ME FAT / A LUCKY DAY from DokuFest on Vimeo.

Një Ditë me Fat nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2012

Gjatësia: 20 min.

Një ditë në jetën e Rrahmanit Beqirit, minator në kompleksin e gjerë industrial afër qytetit të ndarë të Mitrovicës në Kosovë. Beqiri, një veteran i grevës së famshme të vitit 1989 që sinjalizoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, endet nëpër tunelet e thella të minierave dhe luginave të gjera që e rrethojnë atë, duke kujtuar të kaluarën ndërsa merakoset për të ardhmen e Kosovës.

Prodhuar përmes “Fabrika e Filmit për të Drejtat e Njeriut – Tregime nga margjinat e Kosovës” një projekt që mbështet krijuesit e filmave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, Kroacia, Bosnja & Hercegovina dhe Mali i Zi. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.