17 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 32

PRISHTINA, CITY OF MEMORIES nga Laura Bilalli & Levik Rashiti

Pristina City of Memories from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2014

Gjatësia: 7 min.
Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.

Ndoshta për të gjithë njerëzit Prishtina është vetëm një qytet por për ne Prishtina është si një shtëpi dhe ne ndihemi shumë të lumtur dhe të mbrojtur këtu. Prishtina është qyteti i kujtimeve sepse në çdo pjesë të qytetit kemi diçka për të thënë dhe diçka që na ka ndodhur.