15 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 30

DEKOMUNIZËM nga Enxhi Noni

Dekomunizëm nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2017

Gjatësia: 7 min.

A është e mundur ta kapësh kuptimin e së ardhmes duke pranuar vetëm të tashmen dhe duke lënë pas të kaluarën? Një përzierje delikate e këtyre nocioneve, e lidhur me sfondin historik dhe kulturor të Shqipërisë. A ka guxim rinia të shqetësohet?

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy- NED dhe implementuar nga DokuFest.