09 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 në gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 24

NUK JAM VETËM_nga Sonja Azizaj

Nuk jam vetëm_ nga DokuFestVimeo.

Viti i Prodhimit: 2016
Gjatësia: 6 min.

Ç‘do të thotë të jetosh në mendjen e një gruaje, paraqitur përmes një filmi dokumentar të shkurtër. Aleksandra është shembulli i një gruaja moderne e cila jeton në një shoqëri urbane shqiptare të shekullit 21 dhe reflekton gjithë kompleksitetin e saj. Një ecje e shkurtë nëpër universin femëror dhe atë që gjendet pas fjalës grua, si një objekt.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.