07 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 22

ALL ABOUT EGO nga Andi Bilibani

All about Ego from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2019
Gjatësia: 9 min.

Pamje të rëndësishme të disa reperëve në Kosovë që ndikuan në mënyrën e jetesës së njerëzve dhe në sjelljet e tyre, e lidhur drejtpërdrejtë me vendin ku jetojnë. Reperë të ndryshëm, përfshirë edhe ata të parët që ndikuan në një unitet të caktuar të njerëzve dhe mendimet e tyre për degradimin e mentalitetit të vërtetë të Ritmit dhe Poezisë me kalimin e kohës. Integriteti i shoqërisë në tekstet e këngëve dhe mentaliteti i barabartë i të dyjave. Tekstet brutale, armët, drogat, seksizmi, materializmi, ekstremizmi fetar etj. janë tema të këtyre grupeve të shpëlarjes së trurit që kanë shumë ngarkesa prapa vetes, për ta përkufizuar atë, shumë njerëz përgjatë viteve.

Prodhuar përmes ‘Filmi dhe Mediat Faktike’nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).