05 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 20

NJË GRUSHT KUJTIMESH nga Aid Bešić & Shqipdona Ademaj

A Fist of Memory - 2016 (22’) from Pravo Ljudski on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2016
Gjatësia: 22 min.

Dimitri përshkon, dhe herë pas here i këndon kujtimet e tij. Një grusht i kujtesës e ndjek atë ndërsa rrëfen për dashurinë e tij më të madhe, të kaluarën e familjes së tij dhe fatet dhe fatkeqësitë e jetës së tij, tani të gjitha të përfshira në albume fotografish, të mbushura me njerëz që nuk janë më.

Ky film është prodhuar në kuadër të Shkollës Rajonale Kreative të Filmit Dokumentar ACTive.
ACTive është bashkëprodhim i Pravo Ljudski Film Festival (Sarajevë), DokuFest (Prizren) dhe MakeDox (Shkup). Edicioni i dytë i këtij projekti është mbështetur nga National Endowment for Democracy.