01 April, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës  1

PËRBRENDA nga Lejla Mušanović, Norika Sefa, Relja Pekić

WITHIN from Pravo Ljudski on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2013
Gjatësia: 7 min.

Kasapi i ri Ergjani tregon historinë interesante që fshihet pas një shtëpie të vjetër në qendër të Prizrenit. Ergjani është një djalë i ri që rritet në një familje tradicionale shqiptare. Edhe më zbuluese sesa fjalët e tij është qëndrimi i tij ndaj izolimit në të cilin jeton dhe vetë shtëpia. Duke i treguar ato përmes të njëjtave objekte, kjo histori ka të bëjë me të kaluarën dhe të ardhmen, siç shihet nga brenda.

Ky film është krijuar në kuadër të Shkollës Rajonale Kreative të Filmit Documentary ACTive.
ACTive është bashkëprodhim i Studiorum (Shkup), Pravo Ljudski Film Festival (Sarajevo), DokuFest (Prizren) dhe MakeDox (Shkup). Edicioni i parë i këtij projekti është mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD).