31 March, 2020
Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.
Filmi i ditës 15
KA NJË MOT nga Donjetë Berisha
Ka një mot/ There Was a Time/ Preview from DokuFest on Vimeo.
Viti i prodhimit: 2015
Gjatësia: 8 min.
Në strehimoret e e Kosovës, flasin gratë që kanë pësuar dhunë të papërshkrueshme fizike, emocionale dhe seksuale. Historia e një të intervistuare anonime tregohet paralelisht pamjeve të kryeqytetit, Prishtinës, duke u dhënë zë atyre që kanë qëndruar të heshtur deri më tani.
Prodhuar përmes “Human Rights Factory - Stories We Tell”“ një platformë për promovimin e marrëdhënieve të komuniteteve ndëretnike në Kosovë,përmes rrëfimeve vizuele të të rinjëve nga komunitetet dhe etnicitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë. Programi u financua nga BE dhe u menaxhua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. U implementua nga DokuFest.