29 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 13

ÇMIMI I DUARTROKITJEVE nga Ilirjana Memaj

THE COST OF APPLAUSE - ENG from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2016
Gjatësia: 8 min.

Kosova nuk është një vend i madh dhe jo të gjithë e dinë se çfarë është Baleti. Në një qytet të vogël të quajtur Prizreni është shkolla e parë e baletit e cila jep nga një koncert çdo vit. Lodhja, vështirësitë dhe sakrificat me të cilat kalojnë balerinat, në fund shpërblehen nga duartrokitjet e audiencës së artë të dashur.

Prodhuar përmes projektit “Shkolla & Dokumentari: Promovimi i Vlerave Demokratike dhe Drejtave të Njeriut përmes filmit”, financuar nga National Endowment for Democracy -NED dhe implementuar nga DokuFest.