26 March, 2020


Nga situata e krijuar me përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që po përhapet në të gjithë botën, DokuFest ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër të prodhuar përmes Qendrës sonë të Filmit Dokumentar, dhe do të vazhdojë çdo ditë deri sa të përfundojë kjo situatë e jashtëzakonshme.

Filmi i ditës 10

HU nga Leart Rama, Aleksandra Jovanovska, Leonard-Florian Matei, Lucian Casu, Quentin Laurent.

Hu from DokuFest on Vimeo.

Viti i Prodhimit: 2016

Gjatësia: 13 min.

Një ditë rutinore për një grup, që mund të duket misterioze për një pjesë të shoqërisë. Një mbrëmje e bukur, me akustikë magjepsëse krijuar nga dervishët Halveti në Prizren.

Prodhuar si pjesë e programit të bashkëpunimit “Rec’on the Future – Turn on the button and rec’on the future!” mes Pistes-Solidaires & DokuFest, bashkëfinancuar nga programi i Komisionit Europian Erasmus+ dhe Conseil Régional PACA në parteritet me Pistes Solidaires Méditerranée.