18 July, 2022


Gjëja e dytë më e rëndësishme në botë, futbolli, është duke e marr vëmendjen e duhur në DokuFest, me një program të kuruar posaçërisht për të, me jo më pak se 24 filma të shkurtër; të gjithë të dedikuar, po pra, ia keni qëlluar, futbollit!

Prapaskenat e kësaj loje tregojnë për histori unike, nga ato që përfshijnë filma për një arbitër, apo Zlatanin e Madh e deri tek ato, ku futbolli shfytëzohet si mjet migrimi. Të gjitha këto tregime do të keni rastin t'i shihni në programin e kuruar enkas për këtë edicion!

Shijoni lavditë e shumta të futbollit në DokuFest, duke pritur nëntorin për FIFA Kupën e Botës në Katar!

Listën e plotë të filmave të këtij programi mund ta gjeni K: https://dokufest.com/en/2022/programme/football