09 January, 2024


Për këtë qëllim DokuFest u bënë thirrje mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e punëtorive njëditore mbi përdorimin e mjeteve audiovizuale në mësimdhënie si pjesë e kurrikulës së tyre mësimore, që do të mbahet gjatë muajit shkurt 2024.

Këto punëtori synojnë avancimin e mësimdhënësve në planifikimin dhe zbatimin e metodologjisë së punës edukative me nxënës përmes përdorimit të pakove edukative audiovizuale, që ofron filma të shkurtër dokumentar, kryesisht me tema shoqërore dhe të të drejtave të njeriut.

Trajnimi përfshin punëtori praktike që drejtohen nga ekspertë dhe mësimdhënës me përvojë afatgjate në zbatimin e aplikimit të mjeteve audiovizuale në klasë, dhe ndërlidhjen e tyre me  Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës,  që nxënësit dhe të rinjtë/ të rejat e Kosovës të përgatiten për t`u përballur me sfidat e shekulli XXI dhe të gjenerojnë dije të reja konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës.

Kush mund të aplikoj?

Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta që ligjerojnë lëndë shoqërore dhe lëndë shkencore (klasat X-XII).

Inkurajohen mësimdhënësit që aplikojnë forma të organizimit mësimor, që kanë për qëllim zhvillimin e vetëbesimit, iniciativës, zgjidhjen e problemeve dhe stimulimin e kreativitetit të nxënësve.

Kohëzgjatja e punëtorive dhe vendndodhja:

Punëtoritë janë aktivitete njëditore dhe mbahen në Prizren. Punëtoritë e para të këtij cikli do të mbahet me 3 dhe 10 Shkurt 2024.

Afati i Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 26 janar 2024.

FORMA E APLIKIMIT