22 March, 2023


Dizajneri/krijuesi që kontranktohet për dizajnimin e kampanjës së edicionit të 22-të do të punoj ngushtë me udhëheqjen artistike të DokuFest. Kampanja do të fokusohet në gërshetimin e festivalit me temën e përzgjedhur për këtë vit. Me qasje kreative dhe tërheqëse, fushata duhet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të rrisë angazhimin me publikun. Detyra e krijuesit (kompanisë krijuese) përfshin zhvillimin, dizajnimin e materialeve vizuale në internet, rrjete sociale, print, si dhe konceptimin e ceremonisë hapëse dhe mbyllëse të festivalit. 

Nëpërmjet identitetit tonë të ri vizual, ne synojmë të krijojmë një koherencë vizuale në të gjitha edicionet e mëparshme të DokuFest, duke shfaqur evolucionin, përshtatjen dhe rritjen e festivalit në përputhje me ngjarjet aktuale që DokuFest eksploron përmes temës të re që trajton, gjatë gjithë kohës duke u mbështetur nga e kaluara dhe duke ndërtuar mbi trashëgiminë tonë.

Aplikimet mund ti dërgoni deri me 12 maj, 2023 në: [email protected] me emrin e pozitës : “Production of Visual Campaign for DokuFest 2023" si titull ne e-mail.

Për më shumë detaje lexoni termet e referncës: Terms of Reference for the Production of Visual Campaign for DokuFest 2023.