09 July, 2024
Në këtë program mund të gjeni një portret të kompletuar të grupit legjendar post–punk, The Birthday Party, ndërsa marrin rrugë nga Australia drejt Londrës, në përpjekje për të filluar karrierën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Mutiny in Heaven: Nick Cave’s The Birthday Party.
Pjesë e programit është edhe historia e grupit skocez post–rock Mogwai teksa punojnë gjatë pandemisë për albumin e tyre të 10-të ‘’As the Love Continues’’, treguar shkëlqyeshëm në Mogwai: If the Stars Has a Sound.
Performanca e fundit e Ryuichi Sakamoto’s është kapur në mënyrë madhështore në Ryuichi Sakamoto | Opus, një koncert kur autori shfaqet duke luajtur në piano për herë të fundit para se të ndërronte jetë.
Në filmin Efterklang: The Makedonium Band ne njihemi me grupin e famshëm indie-pop Efterklang nga Danimarka, ndërsa përgatiten bashkë me muzikantët vendas maqedonas në krijimin e një performance para monumentit të mahnitshëm arkitektonik të pavarësisë Makedonium. Pas shfaqjes së filmit, Efterklang do të performojë në skenën e kinemasë Lumbardhi Open Air.
Përfundimin e përzgjedhjes së këtij programi e përbëjnë dy filma që flasin për ndërlidhjen mes muzikës dhe luftës për liri, përkatësisht HAIYU - Rebel Singer Mariem Hassan and the Struggle for a Free Western Sahara dhe Dancing Palestine.
Lista e plotë e filmave këtu