DokuFest fton operatorët ekonomikë të licencuar të paraqesin ofertat e tyre për ofrimin e shërbimeve profesionale të projeksionit të filmave, menaxhimit të titrave, përkthimit dhe titrimit, për nevojat e Edicionit të 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.

Operatori ekonomik duhet të sigurojë:

* Ekip për operimin e projeksioneve dhe koordinimin teknik të shfaqjeve;
* Projektues të titrave (Subtitle Projectionists);
* Menaxher për titrat dhe koordinimin e shfaqjeve;
* Përgatitjen e timecode-ve për titra;
* Përkthimin e titrave;
* Përgatitjen e transkripteve;
* Lekturimin (proofreading) e titrave.

Operatori ekonomik duhet të:

* jetë i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi;
* ketë përvojë në festivale filmi ose ngjarje kulturore me projeksione profesionale;
* ketë staf të kualifikuar për projeksion digjital dhe menaxhim të titrave;
* garantojë realizimin e shërbimeve gjatë gjithë periudhës së festivalit;
* sigurojë pajisjet dhe burimet njerëzore të nevojshme për realizimin e projeksioneve pa ndërprerje.

Kontrata do t’i jepet operatorit ekonomik që ofron:

* Ofertën ekonomikisht më të favorshme;
* Përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe profesionale.

Operatorët ekonomikë duhet të dorëzojnë:

* Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
* Certifikatën Fiskale;
* Ofertën financiare të detajuar;
* CV-të e stafit kyç të angazhuar.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 06.07.2026, ora 00:00.

Ofertat duhet të dërgohen në: [[email protected]](mailto:[email protected]).