16 October, 2023


Duke iu bashkuar këtij programi, nxënësit do të fitojnë njohuri gjithëpërfshirëse në procesin e krijimit të filmit. Ata do të eksplorojnë teknikat e filmbërjes, do të mësojnë të përdorin pajisje filmi dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me ekspertë nga industria e filmit.

Për më shumë se një dekadë, "FUTURE IS HERE" ka fuqizuar zërat e rinj, duke ofruar një platformë për vetë-shprehje, duke dhënë njohuri mbi mënyrat e filmbërjes dhe duke i udhëhequr nxënësit në strukturimin e rrëfimeve bindëse dokumentare.

Pjesëmarrësit do të kalojnë një sërë trajnimesh, duke përfshirë ligjerata mbi realizimin e filmave, shfaqje të dokumentarëve të kuruar, të përshtatura për studentët dhe trajnime praktike në përdorimin pajisjeve filmike.

Misioni ynë me këtë shkollë është i dyfishtë: të sjellim përvojat e rinisë së Kosovës duke i shndërruar ato në tregime vizuale dhe të fuqizojmë themelet e kinematografisë sonë, veçanërisht në fusha si montazhi, dizajni i zërit dhe postproduksioni.

Nxënësit e kaluar kanë prodhuar filma që thellohen në narrativat personale dhe shoqërore, si dhe eksplorimet e nënkulturës. Këta filma kanë udhëtuar në festivale të shumta ndërkombëtare të filmit, duke lejuar audiencën globale të vlerësojë këto tregime lokale të talentëve të rinjë.

Filmat e përzgjedhur do të debutojnë në edicionin e 23-të të DokuFest, në gusht 2024.

KRITERET

  • Nxënësit e interesuar duhet të jenë në shkollë të mesme.
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze.

 

AFATI PËR APLIKIM

  • 30 NËNTOR, 2023

 

KUADRI KOHOR I KAMPIT

  • Një javë, gjatë pushimit dimëror.

 

Kjo nismë e shkollës së filmit dokumentar është një segment i projektit ‘Shkolla dhe Filmi Dokumentar’, i mbështetur bujarisht nga National Endowment for Democracy, me një vizion për të mbrojtur vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut përmes mediumit të filmit.