07 June, 2024


Si pjesë e DokuFest, do të punoni pranë një ekipi të përkushtuar profesionistësh dhe do të keni mundësi të zhvilloni aftësitë tuaja në departamente të ndryshme.

Jemi në kërkim të të rinjve plot entuziazëm që kontribojnë në procesin e punës dhe janë të gatshëm të kalojnë një verë plot harmoni dhe atmosferë magjike në ambientet frymëzuese të DokuFest.

Aplikoni dhe bëhuni pjesë e familjes së DokuFest, një komunitet që ndan me shoqërinë tonë pasionin për kinemanë dhe kulturën.

Çka do të përfitoni ju:

· Mësoni se si funksionon DokuFest

· Përfito aftësi pune nga departamenti ku punon

· Njihu me profesionistë të fushave të artit

· Çertifikim në fund të festivalit

Ne jemi në kërkim të njerëzve që:

1. Respektojnë orarin e punës dhe përgjegjësitë

2. Janë mbi 16 vjeç

3. Janë energjikë, fleksibil dhe mund të përballojnë një mjedis pune dinamik

4. Kanë të paktën njohuri bazike të gjuhës angleze.

APLIKO KËTU deri më 10 korrik 2024.