May 18, 2026
DokuFest fton agjencione udhëtimesh dhe ofrues të shërbimeve të udhëtimit të interesuar që të paraqesin ofertat e tyre për rezervimin e biletave ajrore ndërkombëtare për mysafirët që do të udhëtojnë drejt Kosovës gjatë periudhës 07–15 Gusht 2026.
Photo: Luka Strika
Jemi në kërkim të partnerëve që ofrojnë shërbime të plota të rezervimit të udhëtimeve, komunikim dhe mbështetje 24/7, si dhe një ekip të përkushtuar gjatë periudhave me fluks të lartë kërkesash.
Afati për dorëzimin e ofertave: 10 Qershor 2026
Dërgimi i ofertave: [email protected]
Kriteret e plota dhe kërkesat për aplikim gjenden në dokumentin zyrtar.