14 April, 2023


DokuFest, në bashkëpunim me Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE Misioni në Kosovë, fton mësimdhënësit e lëndëve të gjuhëve dhe komunikimit, artit, shoqërisë dhe mjedisit, si dhe edukatës qytetare (klasat X-XII), të marrin pjesë në seminarin për ‘Përdorimin e mjeteve të edukimit mediatik në mësimdhënien në klasë’, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj 2023.

Punëtoria ka për qëllim t’i forcojë shkathtësitë e mësuesve për të lehtësuar procesin e të nxënit duke përdorur konceptet dhe mjetet e edukimit mediatik dhe informacionit. Fokusi do të jetë në perspektivën e të mësuarit gjatë tërë jetës, me theks të veçantë në vlerësimin e besueshmërisë së informatave, verifikimin e fakteve, konsumimin efektiv dhe të ndërgjegjshëm të informatës, mësimin elektronik, si dhe kapacitetet për përdorimin e teknologjive të reja digjitale. Modulet e punëtorisë përfshijnë leksione mbi efektet e medias, metodat e vlerësimit kritik dhe të kuptuarit e mesazheve mediatike.

Inkurajohen të aplikojnë mësimdhënësit e angazhuar në trajtimin e aspekteve ndërkurrikulare që përfshijnë edukimin mediatik, shoqëritë demokratike, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu, inkurajohen të aplikojnë mësimdhënësit që aplikojnë metoda që kanë për qëllim nxitjen e kreativitetit të nxënësve dhe zhvillimin e vetëbesimit dhe aftësive të tyre për zgjidhjen e problemeve.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet përmes vlerësimit të aplikimeve.

Përkthimi do të sigurohet sipas kërkesës.

Ju lutemi aplikoni deri më 5 maj 2023 përmes formës në vijim: Formë aplikimi