21 October, 2022


I bëjmë thirrje të rinjve kosovarë, nga mosha 12 deri në 14 vjeç, të bëhen pjesë e jurisë ndërkombëtare, të cilët së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga 42 vende të ndryshme evropiane, të votojnë për filmin e tyre të preferuar nga tre filmat e nominuar për ‘Young Audience Award’ (Çmimi i audiencës së re) 2022 , të cilët do të fitojnë çmimin e audiencës së re të Akademisë së Filmit të Evropës. Shfaqja e filmave do të zhvillohet nga data 7 deri më 12 nëntor 2022, përmes një platforme të Akademisë Evropiane të Filmit, pas që të kemi miratuar  aplikacionin tuaj.

Pas shikimit të tre filmave, do të mbahen pyetje dhe përgjigje online me ekipin e DokuFest në mënyrë që të dëgjojmë komentet dhe opinionet tuaja.

Titujt e nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për këtë vit janë:

ANIMAL nga Cyril Dion (Francë 2021, 105')

​COMEDY QUEEN nga Sanna Lenken (Suedi 2022, 93')

​DREAMS ARE LIKE WILD TIGERS nga Lars Montag(Gjermani 2021, 95')

Të tre filmat do të kenë titra shqip.

Për të aplikuar ju lusim që ta plotësoni formën e aplikimit si dhe formularin e ‘pëlqimit’ nga prindërit tuaj (të bashkangjitura më poshtë), dhe ta dërgoni në e-mail adresën tonë: [email protected]. Subjekti i emailit tuaj duhet të specifikojë emrin tuaj në këtë mënyrë: Emri Mbiemri - YAA 2022.