28 June, 2022


DokuFest po kërkon shërbimet e një konsulenti të planifikimit strategjik për të shqyrtuar analizën e drejtimit të organizatës tonë dhe një plan për komunikim, monitorim dhe vlerësim.

Qëllimi i kësaj konsulence është të mbështesë dhe udhëheqë stafin, partnerët dhe bordin tonë përmes planifikimit të qëllimshëm ose ndërtimit të metodave për të arritur një qëllim të caktuar, qoftë ai me partnerët kryesorë, financuesit apo palët e tjera të interesuara.

Rezultati thelbësor është një plan strategjik pesëvjeçar për periudhën 2023-2028.

Kjo përfshin vlerësimin e “Teorisë së Ndryshimit” të përdorur nga DokuFest dhe ekzaminimin se si ato shërbejnë për të përmbushur misionin e DokuFest.

Informacionet dhe kërkesat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.


 

Aplikimi juaj duhet të dërgohet në [email protected], me emrin tuaj dhe 'Planifikimi Strategjik' të shkruar në 'subjektin' e e-mailit, përpara datës 31 tetor 2022.